Komuna e Fushë-Kosovës, me një varg aktivitetesh të cilat kanë qenë të njohura qysh më parë për opinioin e gjerë përmes faqes zyrtare dhe formave tjera të informimit, festoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 105 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së SHQIPËRISË.
Programi i pasur kulturo-artistik si dhe garat e zhvilluara në futboll e volejboll, të organizuara nga Drejtoria e Kulturës, bënë që pjesëmarrja e qytetarëve në këto aktivitete të jetë e lartë.