Në urimin e kryetarit Berisha thuhet: “Fusha e Arsimit është një prioritet i udhëhequr nga kjo qeveri duke garantuar mbështetje të vazhdueshme në rrugëtimin tonë menaxhues me institucionet shkollore dhe arsimin në përgjithësi si proces në komunën tonë. Komuna e Fushë Kosovës do t’iu ofrojë shkollave gjithë mbështetjen e mundshme për arritjen e sukseseve sa më të larta.
Ndaj, kërkojmë përkrahjen e nxënësve, punëtorëve të arsimit dhe të qytetarëve, që së bashku, ta ndërtojmë një shkollim edhe më cilësor, i cili do të ishte konkurrent me vendet e përparuara”, thuhet në urimin e kryetarit Berisha.
Drejtori i arsimit në Fushë Kosovë, z.Islam Shabani, iu uroi vitin e ri shkollorë të gjithë nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve me dëshirën që ky vit të ketë suksese edhe më të mëdha në arritjen e performancave më të mira, ngritjen e cilësisë mësimore, mësimnxënie dhe mësimdhënie më të mirë. Ai po ashtu paraqiti hollësi nga investimet që janë bërë sivjet rreth përmirësimit të mjedisit dhe lokaleve shkollore. Është ndërtuar një shkolle të re në fshatin Vragoli dhe janë bërë renovime në 3 shkolla të komunës. Ai tha se përgatitja e stafit profesional dhe përgatitjet higjieno-teknike, po ashtu janë bërë me kohë dhe me cilësi të mirë. Duhet përmendur gjithashtu se shkollat e Fushë-Kosovës, janë furnizuar edhe me lëndë djegëse gjatë muajve të verës.