Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit ka përfunduar festivali më i madh që organizohet në këtë komunë “Anadrinia Jehon”.
Ansamble e grupe të ndryshme, nga të gjitha trevat e hapësirës shqiptare, kanë defiluar për tri net në skenën e fshatit Dejnë.
‘Vallja e babës’ e luajtur nga valltarët e Ansamblit “Zëri Kosovës” nga Fushë Kosova u vlerësua nga juria profesionale dhe mori çmimin si ‘Koreografia më e mirë e këtij festivali’.
Nga data 11 deri më 13 maj të këtij viti në Shkup u mbajt festivali ndërkombëtar “SHKUPI FOLK-FEST 2018”. Pjesëmarrja e mbi 20 Ansambleve nga të gjitha shtetet e rajonit ishte mbresëlënëse por në rrethin e ngushtë të vlerësimeve nga juria profesionale hynë vetëm disa nga këto ansamble si më mirë të prezantuara.
Në një konkurrencë tepër të fortë Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ‘Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova mori ‘Mirënjohje për prezantim të suksesshëm’ dhe çmimin për ‘Koreografinë më të mirë’ në këtë festival ndërkombëtar.
Në natën finale që Ansambli nga Fushë-Kosova përformoi para të pranishmëve ishte ndër më të veçantit sepse publiku, përveç duartrokitjeve të shumta për prezantim brilant, u ngritë në këmbë për t’i nderuar gjatë largimit nga salla.
Kostumografia, vallja e bukur, si dhe këngët e interpretuara nga ansambli ynë bënë që të shpërblehej me çmimet që u ndanë në këtë festival.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vazhdimësi po mbështet aktivitetet të cilat po zhvillon ky ansambël andaj pritet që përkrahja të jetë edhe në të ardhmen pasi që ansambli “Zëri i Kosovës” do të jetë pjesëmarrës i shumë festivaleve vendore e ndërkombëtare gjatë ditëve në vijim.