Nga nesër (e premte) 31.08.2018 përfundon periudha e ndalesës së shfrytëzimit të shëtitores në rrugën “Dardania”, e cila ishte e lejuar nga ora 20:00 deri në ora 23:00.
Vlen të përmendet se gjatë kësaj periudhe kohore mijëra qytetarë kanë frekuentuar këtë shëtitore duke shfrytëzuar kafenetë dhe aktivitetet tjera që u zhvilluan gjatë kësaj kohe.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, e Komunës së Fushë–Kosovës, falënderon Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin e Policisë në Fushë–Kosovë dhe të gjithë qytetarët për kujdesin, sjelljet dhe qetësinë e treguar përgjatë këtyre dy muajve.