Të enjten është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 9 pika për rend dite.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, z.Ali Ismaili, ndërsa merrnin pjesë nënkryetari i Komunës, z.Fadil Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Më poshtë ju sjellim pikat që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;
- Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Komunës të datës 02.2022.
- Pyetje dhe përgjigje
- Propozim për ndryshimin plotësimin e Rregullores për organizimin kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të Administratës
- Propozim për themelimin e Komitetit për Planifikim Urban Infrastrukturë dhe Shërbime
- Propozim për themelimin e Komitetit për Bujqësi Mjedis dhe Ujëra.
- Propozim për formimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve.
- Propozim për formimin e Komisionit për përzgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të shkollës.
- Propozim për lirimin e subjekteve afariste nga taksat e biznesit për vitin
- Informatë krahasuese për gjendjen e përgjithshme të sigurisë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Të ndryshme.