Është arritur marrëveshja në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Fushë-Kosovës për marrjen e librave themelorë të gjendjes civile, gjithsej 219 kopje të skanuara dhe të verifikuara përmes së cilave do të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve.
Marrja e këtyre librave është edhe një kusht për liberalizimin e vizave dhe për integrimet e përgjithshme evropiane.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në ambientet e MPB-së, në mes të Ministrit të MPB-së, z.Bajram Rexhepi dhe Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha.