Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z.Shefki Abdullahu, nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i objektit për NJPZZH (Njësia Profesionale e Zjarrfikësve të Shpëtimit) dhe rregullimi i oborrit”.
Në takim morën pjesë edhe Shpend Trdevaj drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përgjithshme në AME, si dhe Ilire Bullatovci Ramadani zyrtare kryesore financiare në AME.
Projekti do të fillojë të realizohet në vitin 2024 dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2025.