U mbajt manifestimi tradicional letrar “Malli Poetik i Kosovës”, edicioni VI-të, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovë, e mbështetur nga Komuna Fushë-Kosovës -Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në këtë edicion morën pjesë shkrimtarë nga Australia, Kanadaja, Evropa, Presheva e Medvegja, Maqedona, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, me juri: Dibran Fylli, Bekim Dugolli dhe Dan Ibrahimi.
Në mesin e 112 poetëve Çmimin e III-të e mori Ramë Oraça nga Podujeva, Çmimi i II- të Dan Kosumi nga Zvicra dhe Çmimi i I-rë Demir Gjergji nga Tirana. Çmimi special i Shoqatës së Shkrimtarëve ‘Naim Frashëri’ i takoi poetit Ali Prebreza, ndërsa Çmimi ‘Krijues i Ardhmërisë’ i takoi krijueses së re e të talentuar Florentinë Dërmaku poezi e prozë, kurse në poezi çmimi ‘Krijues i Ardhmërisë ’ u takoi Rreze Gjonbalajt e Alma Mulajt.