Një ambient i bukur përplot drunj dekorues dhe lule po i shton bukurinë rrugës kryesorë “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë. Shërbimet komunale me vite po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e kësaj rruge e cila është arteria kryesore për Fushë-Kosovën. E veçanta e këtij ambienti është Lule Bozhuri e cila po kultivohet te ne, me një interesim dhe kujdes të madh, si një lule e veçantë dhe e rrallë. Kjo lule-simbol, është edhe pjesë e kësaj rruge por edhe pjesëve të tjera të qytetit të Fushë-Kosovës.