Komuna e Fushë-Kosovës dhe KRM “Pastrimi” edhe në këtë ditë kur po ballafaqohemi me vështirësi të ndryshme, po vazhdon me angazhime duke pastruar rrugë dhe pika të ndryshme me mbeturina. Sot ka filluar largimi i mbeturinave nga lagjet 028 dhe 029. Angazhimet për një mjedis më të pastër do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim në gjithë Fushë-Kosovën.