Komuna e Fushë-Kosovës përkrahë në mënyrë të vazhdueshme menaxhimin e çështjeve mjedisore, sidomos implementimin e projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Janë eliminuar dhe larguar sasi të mëdha të mbeturinave nga deponitë e egra në rrugën Meshari, në rrugën Doruntina dhe në lokacionin Ramnishta (Vragoli) si dhe te Banesat e Bardha / Kompleksi 300.
Në vazhdimësi kërkojmë nga banorët që së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të mos krijojmë pika të reja të grumbullimit të mbeturinave.