Pastrimi i hapësirave publike këto ditë u realizua në lagjet 028, 029 dhe në fshatin Kuzmin.
Ashtu si edhe deri më tani punëtorët e shërbimeve publike po angazhohen dhe do të punojnë në gjithë territorin e komunës së Fushë Kosovës, por kërkojmë që edhe qytetarët të jenë më të kujdesshëm që ambientin ta ruajmë dhe të kujdesemi të gjithë së bashku duke i vendosur mbeturinat vetëm aty ku e kanë vendin.