Grumbullimi i mbeturinave pa planifikim, bartë rreziqe të ndryshme, jo vetëm në aspektin ekologjik por edhe shëndetësor, pasi që si pasojë e këtyre mbeturinave, kanosemi edhe nga epidemi të tjera dhe krijojmë kushte edhe për grumbullim e qenve endacak.
Komuna e Fushë-Kosovës, në rrugën MESHARI tek lumi Sitnica, ka filluar eliminimin e deponive të egra. Në këtë lagje tani e një kohë të gjatë po largohen mbeturinat por disa nga banorët nga pakujdesi prapë po i hedhin në këtë lokacion.
Keqbërësit që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve dhe krijojnë deponi ilegale, tani e tutje do të pasojnë gjobat mandatore dhe do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.
Kërkojmë, nga banorët që së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të mos krijojmë pika të reja të grumbullimit të mbeturinave, sepse mund të përhapin epidemi me mundësi të shfaqjeve të problemeve shëndetësore.