Komuna e Fushë-Kosovës, më datën 14.09.2017, ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Klinikën “Euromed”.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit ishte ofrimi i një donacioni për qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, nga ana e Klinikës “Euromed”, në vlerë prej 20,000.00€.
Ky donacion ka ofruar falas kryerjen e shërbimit shëndetësor për 100 ekzaminime me Rezonancë Magnetike (secili në vlerë prej 200€) për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Me këtë rast Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës dhe DSHMS falënderojnë Klinikën “Euromed”, për shërbimin e dhënë qytetarëve të komunës së Fushë Kosovës.