Sot, rreth orës 10:00, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale ku ka humbur jetën një person.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimës dhe pret që organet kompetente të hetojnë zbardhjen e rrethanave dhe shkaktarët e kësaj fatkeqësie me pasoja fatale.
Për informimin e publikut ky aks rrugor është i mbuluar me kamerat e sigurisë të vendosura nga Komuna dhe që janë në dispozicion të plotë të policisë.