Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, priti në takim përfaqësuesit e Islamic Relief Kosovo, me të cilët diskutoi mundësitë për bashkëpunim dhe realizimin e projekteve në fusha me interes për qytetarët.
Gjatë takimit u diskutua për përvojën e Islamic Relief në realizimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, si dhe mundësinë që projekte të tilla të shtrihen edhe në Komunën e Fushë-Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me organizatat dhe partnerët, me qëllim të sjelljes së projekteve dhe mundësive të reja në të mirë të qytetarëve.