Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, priti në zyrën e tij nxënës të klasave të dyta dhe profesorë të Shkollës së Mesme ‘Daut Bogujevci’ në Bresje, Fushë-Kosovë. Bashkë me nxënës kishte edhe prindër të tyre. Nxënësit nga afër panë se si duket zyra e Kryetarit dhe Komuna në përgjithësi. Ata parashtruan shumë pyetje por edhe kënduan. Diskutimet dhe pyetjet e shumta për Kryetarin ishin rreth parqeve, këndeve të lojërave, shkollës, klasave, dritave, gjelbërimit, fushave të sportit, etj. Kryetari i porositi nxënësit që rrugën ta kalojnë vetëm në pjesën e nënkalimit ose mbikalimit. Në fund u ndanë disa dhurata simbolike, ndërsa Kryetari i uroi këta fëmijë dhe gjithë bashkëmoshatarët e tyre që të kenë jetë të lumtur dhe shumë suksese në mësime.