Një aksident me lëndime të lehta ka ndodh sot në fshatin Graboc ku për shkak të një defekti në automjetin që po transportonte nxënësit për në shkollë, u lënduan nëntë nxënës.
Nga të lënduarit dy nxënës janë trajtuar në QMF në Bardh të Madh të cilët më vonë janë liruar për në shtëpitë e tyre kurse të tjerët po marrin trajtim në klinikën emergjente të QKUK-së.
Pas vizitës që u bëri nxënësve të lënduar në klinikën Emergjente të QKUK-së, dhe bisedës me ekipin mjekësor, Kryetari Berisha tha se gjendja e nxënësve të lënduar është e mirë, dhe pritet që shumë shpejt edhe ata të lirohen për në shtëpitë e tyre.