Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, në ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, shpreh gjithë respektin e tij dhe të Drejtorisë së Shëndetësisë, për punën e palodhshme dhe angazhimin maksimal të këtyre profesionistëve. “Në ditët e sotme të përballjes me një situatë të pa parë deri më tani siç është pandemia COVID-19, roli i juaj ka fituar një dimension të ri të fuqizimit duke ju bërë heronjë të vërtetë të kësaj kohe. Infermieria mbetet bërthama e këtij shërbimi, e përqendruar në promovimin e shëndetit, parandalimin, kujdesin dhe rehabilitimin për të sëmurit” thuhet në urimin e kryetarit Berisha.