Kryetari Berisha ishte mikpritës i Kryeprokurorit Beka. Gjatë takimit Kryetari Berisha e informoi mysafirin e tij mbi zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës, për projektet që po realizohen dhe për angazhimin e administratës komunale në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Duke falënderuar për mikpritjen e ofruar Kryeprokurori Beka shprehu kënaqësinë që qëndroi në një komunë ku punohet me përkushtim dhe që është në shërbim të plotë të qytetarëve.