Publicisti dhe veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare z.Mustafë Ismaili i cili jeton dhe vepron në Toronto të Kanadasë, u prit sot nga kryetari i komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha.
z.Ismaili është anëtar i shumë shoqatave të shkrimtarëve shqiptarë kudo nëpër botë. Ka të botuara poezi, romane, reportazhe dhe udhëpërshkrime, në gjuhën shqipe dhe angleze. Me rastin e takimit, z. Ismaili i dorëzoi kryetarit disa nga titujt e publikuar në gjuhën shqipe.