Në një takim të përzemërt kryetari Berisha informoi diplomatin e karrierës, e tani profesor i nderuar, z.Rama për të arriturat e komunës së Fushë-Kosovës në këtë periudhë duke potencuar se përkundër vështirësive që na kanë përcjellë janë arritur rezultate të dëshirueshme dhe se po punohet me një përkushtim të madh në realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën tonë.
Ambasadori Rama pasi falënderoi mikpritësin tha se jam i entuziazmuar për të arriturat e kësaj Komune, me informatat që tani kam jam edhe më afër këtij qyteti që për një periudhë të shkurtër ka arritur gjithë këtë zhvillim.
Më pas diplomati Rama mbajti një ligjëratë para punonjësve të shërbimit civil të komunës.