Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim Myftiun e Kosovës z. Naim Tërnava.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet e ndërsjella ku me kënaqësi u konstatua se Bashkësia Islame e Kosovës dhe Komuna e Fushë-Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në të gjitha aspektet shoqërore, institucionale dhe fetare.
Gjatë takimit u potencua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen për të mirën e qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës.