Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha ka uruar të gjithë besimtarët musliman për fillimin e këtij muaji.
“Me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim sa më të lehtë, uroj që ky muaj të sjellë qetësi, sinqeritet, dashuri, solidaritet, tolerancë e mirëkuptim ndër njerëz. Uroj të keni shëndet, begati dhe gëzime në familjet tuaja”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Berisha.