Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha uron të gjithë besimtarët musliman.
“Muaji i Ramazanit është muaj i kalitjes fizike e intelektuale, është ndër obligimet më fisnike në të cilin kultivohen vlerat njerëzore dhe humane, toleranca, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.
Duke shpresuar që në këtë muaj të shenjtë të ketë paqe ndërmjet njerëzve, uroj që ky muaj të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Berisha.