Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kryetari u njoftua për investimet që do të bëhen nga kompania e KEDS-it në komunën e Fushë-Kosovës, siç janë: mirëmbajtja e rrjetit elektrik, ndërtimi i rrjeteve të reja, vazhdimi i ndërrimit të shtyllave elektrike, vendosja e trafos kryesore, e të ngjashme.