Koloneli në shkuarje Alfonso Manfredini falënderoi z.Berishën për bashkëpunim gjatë qëndrimit të tij në misionin paqeruajtës në Kosovë. Tani vendin e tij në forca paqeruajtëse të KFOR-it do ta zë Kolonel Corrado Benzi. Kryetari i komunës z.Berisha bën thirrje për Kolonelin e ri në detyrë që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejmë për të mirën e të gjithë qytetarëve.