Temë e bisedës ishte mundësia për krijimin e një zone ekonomike, pastaj temë ishte edhe realizimi i një takimi me bizneset e Komunës së Fushë-Kosovës, për mundësitë e reja në përkrahjen e Tregtisë dhe Industrisë e në veçanti në fushën e turizmit. Pikë diskutimi ishte edhe krijimi i mundësive për mbështetjen e grave në biznes dhe për fusha të tjera të ngjashme me interes për të gjithë qytetarët.