Në këtë takim u nënshkrua ‘Marrëveshje bashkëpunimi’ në mes të kësaj organizate dhe Komunës se Fushë-Kosovës, ku organizata e lartpërmendur merr përsipër ndërtimin e dy shtëpive të banimit për komunitetet, me hapësirë 44m2, ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës do të participojë me vlerë prej 2000 eurove për mobilim për secilën shtëpi.
Komuna e Fushë-Kosovës, si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, mirëpret bashkëpunimin me organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në realizimin e projekteve të ngjashme, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të jetesës së qytetarëve të komunës, pa dallime etnie.