Me këtë rast është biseduar për rrjedhat e përgjithshme në Kosovë sidomos tani në prag të zgjedhjeve nacionale.
Përveç bisedës miqësore që patën z. Berisha dhe z.Petrovic vizituan edhe varrezat e komunitetit ortodoks, ku është duke u bërë pastrimi i tyre nga shërbimet e komunës dhe për këtë Ministri u nda shumë i kënaqur duke falënderuar për këtë gjest human.
Z. Berisha nga ana e tij tha se ky nuk do të jetë aksioni I fundit dhe se këto varreza do ti mbikëqyrim dhe do të përkujdesemi edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij edhe prifti Nikola Dragicevic ishte shumë i gëzuar për këtë veprim të institucionit të komunës dhe falënderoi në mënyrë të veçantë Kryetarin Berisha.