Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha, priti sot përfaqësuesit e ECMI-Kosova, Drejtorin ekzekutiv z.Adrian Zeqiri dhe Zyrtarin z.Arben Osmani. I pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi për Shërbime Publike dhe Mjedis, njëherit edhe Zyrtar Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave z.Ejup Qyqalla.
Temë e diskutimit implementimi i Projektit “Riciklimi ka rëndësi”, që do të financohet nga USAID-i (Zyra në Kosovë). Më këtë rast Kryetari Berisha shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që USAID-i i jep Komunës së Fushë-Kosovës në fusha të ndryshme dhe mirëpriti bashkëpunimin me ECMI Kosova për menaxhimin e mbeturinave komunale.