Kryetari i komunës z.Burim Berisha priti sot në një takim lamtumirës kapitenin LMT-KFOR-it slloven z.Jure Prezelj i cili falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e deritashëm dhe njëherit u njoftoi atë me shefin e ri të kësaj njësie, Majorin Viktor Sluga.
Kryetari Berisha pasi informoi shefin e ri të LMT-së tha se gjendja e sigurisë në komunën tonë vazhdon të jetë e mirë dhe pa probleme ndërkohë që të dy bashkëbiseduesit u akorduan që bashkëpunimi të vazhdoj si edhe deri më tash.