Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Izja Mjeku, kanë realizuar sot një takim pune me U.D. Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent (AME), z. Shefki Abdullahu.
Takimi kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe AME-së, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve për parandalim, përgatitje dhe reagim efikas ndaj situatave emergjente.
Palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm, duke u zotuar për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.