Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z.Burim Berisha, në një pritje simbolike që organizoi për gratë e administratës komunale në mes tjerash vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e tyre në proceset e shumta të zhvillimit të komunës sonë.
Gjatë pritjes së organizuar, kryetari Berisha dha edhe një mesazh ku në mes tjerash tha:
Të nderuara Nëna, Gra dhe Motra !
Sot me krenari ju urojmë festen tuaj, festen e Nënës- 8 Marsin. Me ketë rast ne shprehim mirënjohjen për përkushtimin dhe sakrificën ndaj familjes në veçanti dhe ndaj shoqërisë në përgjithësi. Gruaja është themel i suksesit të një familje e shendosh dhe e prosperuar.
Ne zotohemi se do ti respektojmë të drejtat e gruas dhe përherë do e vlerësojmë kontributin e saj të çmuar në shoqëri.
Urime 8 Marsi- Dita e Juaj !