Në këtë takim delegacionin nga Gjermania, të kryesuar nga z. Simon Heinkele nga Ministria për Zhvillim Ekonomik Rajonal dhe znj. Dina Klingmann nga Organizata Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, e shoqëronin edhe z. Afrim Iljazi, përfaqësues nga Zyra e GIZ-it në Maqedoninë Veriore si dhe Rexhep Gojnovci nga OJQ ‘AKTI’ Fushë-Kosovë.
Qëllimi i takimit ishte mundësia e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në të gjitha fushat, e sidomos lëmin e sportit, projekt i cili është duke u zbatuar në pesë (5) shtete të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Kryetari i Komunës, Burim Berisha i informoi mysafirët me të arriturat e Komunës së Fushë-Kosovës si në lëmin e sportit ashtu edhe në lëmit tjera.
Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ofruan gatishmërinë për mbështetje për të gjitha projektet eventuale të cilat mund të realizohen në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të komunës, pa dallim.