Kryetari i komunës z.Burim Berisha i shoqëruar nga shefi për Rini dhe Sport pranë DKRS-së z.Fatlum Berisha, priti përfaqësuesen e përhershme të UNDP në Kosovë Maria Suokko, Enisa Serhati dhe Vlorë Elshani.
Në takim mysafirët njoftuan mikpritësit për programin e tyre ReLOad 2, ku komuna e Fushë-Kosovës, në mesin e 17 komunave konkurrente të Kosovës, është renditur e para prej 7 komunave përfituese të Programit ReLOad 2, program ky që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga UNDP Kosova, Demokracia Lokale – Ballkani Perëndimor.
Temat që u diskutuan në këtë takim ishin Mjedisi Hapësinor si dhe projekte të tjera në interes të komunës së Fushë-Kosovës.
Zbatimi i programit ReLOad 2 zgjatë 2 vite, dhe përfitues nga ky program do të jenë të rinjtë nga Komuna e Fushë-Kosovës duke përfshirë fusha të ndryshme.