Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim Zëvendësministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Mazreku.
Temë diskutimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Komunës së Fushë-Kosovës dhe MKRS-së. Ndër të tjera bashkëbiseduesit diskutuan për projektin e ndërtimit të palestrës sportive, vazhdimin e punimeve në Kalanë e Harilaçit si dhe rreth përgatitjeve për ‘Festivalin Ballkanik të Folklorit’ që do të mbahet në shtator të këtij viti në Fushë-Kosovë.
Palët u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi institucional sa i përket realizimit të një sërë projektesh të reja përmes bashkëfinancimit.