Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti në takim z.Agim Vatovci, kryetar i ‘Handicapped and Disabled People of Kosova’.
Kryetari Berisha e informoi z. Agim Vatovci për rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës, për aktivitetet që zhvillojnë shoqatat si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen që u ofron atyre Komuna e Fushë-Kosovës.
Nga ana e tij z. Vatovci e falënderoi kryetarin Berisha për pritjen e ngrohtë që iu bë, njëherazi e informoi për aktivitetet që zhvillon ‘Handicapped and Disabled People of Kosova’.
Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.