Sot është mbajtur një takim pune mes Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha, dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti.
Në takim u prezentuan tri çeshtje kryesore, si:
Projekti i Bankës Botërore, projekt ky për pronë të paluajtshme dhe infrastrukturë gjeohapësinore (REGIP), i cili së fundi është ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës;
Raporti i monitorimit të punëve kadastrale të kryera nga Zyrat Kadastrale Komunale;
Gjeoportali;
z.Berisha në fund të takimit është zotuar për të rritur bashkëpunimin, efikasitetin dhe efektivitetin ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.