Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti sot në takim Kolonelin regjional të KFOR-it për Juglindje, z. Antonello CATALANO me bashkëpunëtorë.
Në takim të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të njësitit të LMT-së slloven, përgjegjës për aspektin e sigurisë në Komunën e Fushë-Kosovës. Kryesisht u diskutua për baskëpunimin e deritanishëm në mes të KFOR-it dhe Komunës së Fushë-Kosovës dhe me theks të veçantë u diskutua për qështje të infrastrukturës ekonomike, qështje të raporteve ndëretnike dhe qështje të sigurisë në bashkësi.