Sot në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, për një vizitë qëndroi Kampioni Botëror i Karatesë Enver Idrizi.
Gjatë këtij takimi kampioni Enver Idrizi theksoi se tani e tutje është qytetar i Komunës së Fushë-Kosovës, ku Kryetari Berisha e pranoi me kënaqësi një kampion të tillë siç është Enver Idrizi si qytetar të komunës sonë.
Në fund të takimit Kryetari Berisha si shenjë falënderimi i dhuroi Kampionit Botëror Enver Idrizi një pikturë dhe një libër për bimësinë e Komunës së Fushë-Kosovës.