Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij priti në një takim miqësor deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Faton Bislimi.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, kryetari Berisha e informoi atë për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës, në veçanti për situatën e përballjes me pandeminë Covid-19 nëpër të cilën po kalojmë.
Në fund të këtij takimi kryetari Berisha i dhuroi deputetit Bislimi një emblemë të Komunës së Fushë-Kosovës.