Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtoru, me të cilët u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.
z.Berisha ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur me Komunën e Fushë-Kosovës.
Po ashtu kryetari Berisha është zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen me Bashkësinë Islame të Kosovës. Nga ana e tij edhe Myftiu Tërnava ishte i vendosur se edhe më tutje do të vazhdojnë bashkëpunimin me Komunën e Fushë-Kosovës.
Duke pa të nevojshme ndërtimin edhe të një Xhamie në Fushë-Kosovë, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që shumë shpejtë të realizohet ky projekt i cili do të ju lehtëson besimtarëve islam kryerjen e obligimeve të tyre.
Gjatë qëndrimit në komunë Myftiu Tërnava takoi edhe kryesuesin e kuvendit të komunës z.Ali Ismaili të cilit i uroi pozitën e kryesuesit të kuvendit.