Në prag të Festës së Pavarësisë së Kosovës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Ali Ismaili së bashku me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit, vizituan OVL e UÇK-së, Komandantin e stacionit policor në Fushë-Kosovë si dhe Departamentin e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Takimet ishin shumë konstruktive dhe të ngrohta, ku njëzëri nga të gjithë u dakorduan për nevojën e takimeve më të shpeshta në të ardhmen.
Njëherit të gjithë të takuarit u ftuan që të marrin pjesë në seancën solemne për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, e cila do të mbahet të premten më 17.02.2023 nga ora 10:00.