Me 7 Mars në Komunën e Fushë-Kosovës u kremtua Dita e Mësuesit. Me këtë rast Drejtoria Komunale e Arsimit shtroi një darkë solemne për të gjithë Arsimtarët e Shkollave të Fushë-Kosovës. Në këtë soleminitet u ndanë 5 mirënjohje për Mësues të dalluar si dhe disa mirënjohje për Arsimtarët të cilët shkojnë në pension.
U ndanë edhe dy mirënjohje post mortum për Arsimtarët që ndërruan jetë vitin e kaluar.
Në kuadër të ditës së Mësuesit DKA shpërbleu 3 nxënësit më të mirë në nivel Komunal me nga një mirënjohje dhe nga një libër si dhuratë modeste.