Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall Konkurs
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Fushë-Kosovës edhe në këtë vit do të zgjedh, shpërblej të gjithë sportistët të cilët gjatë vitit 2022 kanë rezultate të lakmueshme në të gjitha sportet.
Kriteret për të konkuruar janë:
- Fituesit duhet të jenë: Banorë të Komunës së Fushë Kosovës, që kontribuan në klubet e Komunës dhe jashtë Komunës së Fushë-Kosovës
- Formulari duhet të jetë i plotësuar nga personat e autorizuar si, trajneri apo ndonjë anëtarë i klubit përkatës ,
- Këtë vit do të zgjedhen Sportisti i vitit për: (Senior), (Treneri më i dalluar i vitit), (Klubi më i dalluar i vitit), (Shpresa e Sportit), (Punëtori Sportiv), (Referi më i dalluar i vitit) dhe (9 sportistët më të dalluar të sporteve të ndryshme):
Nese i plotësoni këto kritere ju ftojmë të aplikoni deri me datën 16/12/2022 (e Premte )
Aplikacionet dorëzohen në zyrat e DKRS-së Komuna Fushë Kosovë
Vërejtje: të gjitha rezultatet e arritura duhet të dëshmohen me medalje apo edhe me certifikata .
Formulari për Sportisti i Vitit 2022: shkarko këtu