Përfaqësuesi i lartë i UNMIK-ut z. Gilles Briere i dhuroi komunës së Fushë-Kosovës një veturë të tipit Toyota e cila do të përdoret për nevojat e Zyrës për Komunitete dhe Kthim në Fushë-Kosovë.
Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, falënderoi zyrtarët e UNMIK-ut për donacionin dhe tha se tani e tutje Zyra për Komunitete dhe Kthim do ta ketë më të lehtë kryerjen e punëve në teren.