Kryetari Berisha priti sot z. Marcus Leick drejtor në GIZ, i cili informoi kryetarin për projektin “Gara për Mjedis të Pastër”. Gjatë takimit u prezantua skema programore ku komuna e Fushë-Kosovës do të jetë pjesë e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.