Komunën e Fushë-Kosovës dje e vizitoi Komandanti i KFOR-it Gjeneral Voluer Halbaner.
Temë e bisedimeve me Kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, ndër të tjera ishin edhe siguria e qytetarëve, marrëdhëniet ndëretnike, arsimimi i komuniteteve pakicë dhe ofrimi i kushteve më të favorshme, përmirësimi i jetës së qytetarëve etj.
Komandanti i KFOR-it falënderoi Kryetarin e Komunës për të arriturat e tij në Komunë. Në fund Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, dhe Komandanti i KFOR-it ndanë disa dhurata simbolike në mes vete si rezultat i angazhimit dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm nga të dyja palët.