Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha dhe Jakup Dumani Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vizituan sot Klinikën “Euromed”.
Qëllimi i vizitës ishte falënderimi ndaj kësaj Klinike për ndihmën që dhanë për qytetarët e komunës sonë (me një kontratë të nënshkruar në vitin 2017 ), me ç ’rast Klinika në fjalë ofroi dhe kreu 100 ekzaminime me rezonancë magnetike falas për qytetarët tanë.
Prandaj, Kryetari Burim Berisha i dha ‘Mirënjohje falënderimi’ drejtorit të klinikës dhe njëkohësisht la mundësinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes Kuvendit të Komunës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë.